Ministria e Mbrojtjes e Rusisë miratoi projektin paraprak të raketës së re balistike të lëngshme të rëndë ndërkontinentale (ICBM), e cila në rast se do të dalë e suksesshme do të shërbejë për armatimin e Forcave raketore të destinacionit strategjike, njoftoi ditën e premte një burim në Korporatën e Bashkuar Industriale të Rusisë.

0Burimi vuri në dukje se "tani çdo gjë do të varet nga financimi i zhvillimeve të mëtejshme. Dhënia e fondeve të duhura është premtuar, por deri më tani ato janë dhënë vetëm për hartimin e projektit paraprak".