Një akt terrorist u arrit të shmanget ditën e enjte në një vendpushim turistik me shumë popullaritet, në resortin e Qipros Limassol. Shërbimet e Sigurimit gjetën në portin Limasol 100 gram lëndë eksplozive. Qëllimi i sulmit terrorist ishte hedhja në erë e një anije turistike me turistë izraelitë.

Ende nuk dihet nëse mundën apo jo oficerët qipriotë të policisë t'i kapin ata që planifikuan dhe përgatitën këtë sulm kundër izraelitëve.

Në korrik në aeroportin e qytetit Burgas në Bullgari u hodh në erë një autobus me turistë izraelitë. Si rezultat i aktit terrorist 5 vetë u vranë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.