Anëtarja e liruar së fundmi e punk grupit “Pussy Riot” Ekaterina Samuceviç u drejtua në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (European Court of Human Rights, ECHR) me ankesën në lidhje me shkeljen e të drejtës së saj për lirinë e shprehjes së mendimit, ndjekjen e paligjshme penale dhe arrestimin e pa bazuar.

0Sipas fjalëve të avokatit të vajzës, të drejtën për t’u ankuar në ECHR Ekaterina Samuceviç e fitoi vetëm pas paraqitjes së ankesë në Gjykatën e Kasacionit ndaj aktdënimit të vet. Siç pritet, pas kërkesës së parë çështjes do t’i caktohet një numër dhe pastaj deri në fund të vitit do të dërgohet ankesa e detajuar.