Ushtria e Koresë së Veriut kërcënon të ndërmarrë "një sulm të pamëshirshëm ushtarak", nëse aktivistët e Koresë së Jugut do të përpiqen të hedhin në rajonet kufitare me Korenë e Veriut fletushka me thirrje propagandistike.

0"Në momentin që do të vihen re madje dhe hapat më të vegjël me qëllim shpërndarjen e fletushkave..., pa paralajmërim Fronti Perëndimor do të japë një goditje të pamëshirshme ushtarake", - thuhet në një deklaratë të Ushtrisë Popullore verikoreane. Me këtë aludohet se goditjes mund t’i nënshtohet vetë Seuli. Ai ndodhet brenda kufijtë të arritshëm nga artileria koreanoveriore.