Koreja e Jugut do t’i përgjigjet me kundërgoditje çdo lloj sulmi nga ana e Koresë së Veriut, deklaroi Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut, duke marrë fjalën para anëtarëve të Parlamentit.

0Deklarata e Ministrit pasoi menjëherë mbas kërcënimit të ushtrisë së Koresë së Veriut për të ndërmarrë "një sulm të pamëshirshëm ushtarak" nëse aktivistët e Koresë së Jugut do të përpiqen të hedhin në zonat kufitare me Korenë e Veriut fletushka propagandistike.