Qeveria amerikane vendosi orën e ndalim qarkullimit për të gjithë ushtarakët amerikanë, që kryejnë shërbimin në Japoni. Ky vendim u morr pas incidentit në ishullin Okinawa, ku dy marinsa amerikanë u arrestuan si të dyshuar për përdhunimin e një vajzë vendase. Ndërkohë që ushtarakët ishin në gjendje shumë të dehur.

0Ora e ndalim qarkullimit për ushtarakët amerikanë në Japoni, pas incidenteve të tilla, vendoset në mënyrë të përsëritur. Megjithatë, në gjithë shtrirjen gjeografike të Japonisë, ku është vendosur në mënyrë të përhershme kontigjenti i përbërë nga më shumë se 40 mijë ushtarakë të Pentagonit, një masë e tillë merret për herë të parë.