0Korrespondentët e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", pasi panë filmin, intervistuan autorin e tij dhe mësuan mendimin e ekspertit në lidhje me këtë dokumentar.

Xhirimet e filmit u kryen në disa vende evropiane dhe përfunduan këtë pranverë. Autori dhe regjisori i filmit Zvi Yehezkel është Shef i "seksionit arab" të shërbimit të lajmeve të kanalit të 10-të televiziv izraelit. Sipas fjalëve të tij, fillimisht nuk ishte planifikuar fare xhirimi i një filmi të tërë:

- Ne dëshironim të bënim nja dy reportazhe për edicionin kryesor të lajmeve. Por pothuajse menjëherë unë raportova se, sipas mendimit tim, këtu ka vend për më shumë se sa thjesht një subjekt (histori) lajmesh. Sa më shumë ne e studiojmë situatën, aq më mirë kuptojmë se sa i thellë është vetë problemi.

Nga pikëpamja e korrespondentëve të "Zërit të Rusisë", skenat më shprehëse, më impresionuese e më kuptimplota janë filmuar në Suedi, Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Në qytetin suedez Malmö grupi i xhirimit ka fiksuar në pelikulë një xhami, e cila propagandon fare hapur xhihadin. Muret e saj janë të mbushura me mbishkrime të spikatura që bëjnë thirrje për luftë të pamëshirshme kundër të pafeve. Si rrjedhojë, nuk është e vështirë të përfytyrohet edhe përmbajtja e lutjeve dhe predikimeve që mbahen në këtë xhami me rregullsi të përditshme.

Sheiku Andjima al-Khoudary, Lideri i islamikëve në Londër, pranon hapur në intervistën dhënë “reporterit të vet palestinez", se për ta 11 shtatori është si fillimi i ringjalljes. Pas këtij sulmi terrorist të gjithë myslimanët në botë u rikthyhen tek rrënjët e veta dhe u thelluan në studimin e drejtë të Kuranit. Në Qendrën Islame, e cila është vendosur në qytezën Luton, një mysliman i ri deklaron solemnisht: "Islami është tani kudo. Ne jemi duke punuar aktivisht ditë e natë për krijimin e kalifatit mbarëbotëror. Dhe ne do të fitojmë!".

Gjatë shfaqjes së dokumentarit Zvi Yehezkel shpjegon, se shumica e personazheve më agresivë të këtij filmi janë përfaqësues të gjeneratës së katërt të emigrantëve myslimanë. Kjo gjeneratë i thotë kategorikisht "Jo!" qytetërimit perëndimor dhe po përgatitet në mënyrë të përqëndruar, qëllimsynuese për xhihad. Ky brez është një bombë me sahat e vendosur në Evropë, përmbledh regjisori Yehezkel Ezekieli. Në intervistën e vet me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ai vuri në dukje si vijon:

- Në fakt, që në fillim u bë mëse e qartë, e kuptueshme se ata nuk mundën të integrohet në shoqërinë evropiane. Le të marrim si shembull Francën. Ne të gjithë jemi bërë dëshmitarë të asaj që po ndodh aktualisht në këtë vend: akte terroriste, përleshje në xhami, të cilat janë duke u ndërtuar pa fund atje, përpjekjet e ndërmarra për të kufizuar me anë të ligjeve dyndjen e të huajve dhe emigrantëve të paligjshëm në vend. Ky dhe është një shembull i gjallë, mjaft i spikatur i përplasjes së qytetërimeve.

Shumica e politikanëve evropianë po i kërkojnë tani mënyrat e qetësimit të islamit radikal në vendimet ekonomike dhe sociale. Por realiteti objektiv është shumë më i rreptë dhe më i pamëshirshëm. Një nga personazhet e filmit konstaton, se rinia e brezit të katërt të emigracionit islamik, e lindur dhe e rritur në Evropë, nuk dëshiron në kurrfarë mënyre të njohë vlerat e saj kulturore dhe civilizuese. Por edhe të kthehen në Algjeri apo Marok këta njerëz nuk kanë ndërmend aspak. Qëllimi i tyre është të deklarojnë për veten si të zotërit e ardhshëm të Evropës.