Një kamikaze kreu të premten një sulm terrorist pranë xhamisë në juglindje të Iranit. Si rezultat, një person gjeti vdekjen në vend dhe disa të tjerë u plagosën.

0Shpërthimi ka ndodhur në qytetin e Chah Behar në momentin kur terroristi tentoi t’ia mbathte këmbëve gjatë ndjekjes së tij nga policët, të cilët nuk e lanë atë të hyjë brenda në xhami, ku ishin mbledhur për lutjen e së premtes banorët vendas. Asnjë nga organizatat ekzistuese terroriste nuk e ka marrë ende mbi vete përgjegjësinë për këtë shpërthimin.