Kompania Google njoftoi për laptopin e ri me sistemin e vet operativ “Chrome OS”. Pajisja u prodhua nga Samsung, thuhet në blogun zyrtar të Google.

Aparati do të jetë "Chromobook" më i lirë. Modeli me Wi-Fi do të kushtojë 250 $ amerikanë, ndërsa ai me Wi-Fi dhe 3G - 330 $. Më parë, titullin e laptopit më të lirë në “Chrome OS” e mbante “Acer AC700”: modeli më i vogël i pajisjes mund të blihej për 300 $.