Në Gjermani sot do të mbahet premiera e një spektakli të pazakontë. Në bazë të skenarit të tij qëndron performanca në gjyq e terroristit norvegjez Anders Breivik. Fjalimi i kriminelit në procesin gjyqësor nuk është publikuar më parë. Posaçërisht për spektaklin ai u përkthye në gjermanisht. Premiera do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Vajmarit.

0Regjisori i spektaklit, zviceriani Milo Rau, deklaroi se ka ndërmend të shokojë audiencën. Tekstin do ta lexojë një aktore me origjinë turke. Për një orë të tërë ajo do të lexojë deklaratën e Anders Breivik, përkthimi i të cilës doli plot 17 faqe. Këtë fjalim ai e mbajti para trupit gjykues në Oslo në prill të këtij viti, para se atij t'i privohej liria.