Francezi Muhammed Mera, i cili vrau shtatë persona në Tuluzë në mars të këtij viti, kishte lidhje të ngushta me islamikët radikalë në Britaninë e Madhe, njoftuan autoritetet franceze.

Shërbimet speciale e kishin marrë nën survejim Mohammed Mera që në vitin 2006 dhe nga momenti i arrestimit të tij në Afganistan në mars të vitit të kaluar ai ndodhej nën mbikëqyrje të përqendruar, thuhet në raportin e qeverisë franceze.

Shërbimet e zbulimit anuluan survejimin e Mohammed Mera në nëntor të vitit të kaluar, pavarësisht faktit se pak para kësaj ai shkoi në Pakistan me qëllime të paqarta.