Shërbimet speciale britanike po fillojnë përgatitjen e spiunëve të brezit të ri. Ata njoftuan për rekrutimin e 100 të rinjve "të brezit Xbox" që do të zhvillojnë një kurs special trajnimi, pas të cilit ata do të mund të bëhen ekspertë në luftën kundër krimit kibernetik.

0Në programin e ri arsimor do të parashikohen një sërë disiplinash në fushën e komunikimit, sigurisë dhe inxhinierisë. Për hapjen e programit të ri mësimor të përgatitjes së bashkëpunëtorëve për shërbimet britanike të zbulimit të jashtëm M16 dhe kundërzbulimit MI5 në bazën e Universitetit DeMonfort në qytetin Leicester njoftoi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe William Hague.