Konfederata e sindikatave evropiane organizon më 14 nëntor “Ditën e veprimeve” mbarëevropiane kundër politikës së ekonomisë shtrënguese në vendet e Bashkimit Evropian, njoftoi një përfaqësues i organizatës, e cila bashkon 85 sindikata nga 36 vende evropiane.

Konfederata e sindikatave evropiane në mënyrë të vendosur shprehet kundër masave të ekonomisë shtrënguese në BE, të cilat "do ta zhysin Evropën në një rënie edhe më të thellë dhe do të shkatërrojnë modelin social evropian".

0Në kuadër të "Ditës së veprimeve" në vende të ndryshme të BE-së, duke përfshirë këtu Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën, do të zhvillohen "demonstrata, greva, takime, tubime dhe aktivitete të tjera", njoftoi përfaqësuesi i Konfederatës së sindikatave evropiane.