Samiti i BE-së konfirmoi vendosmërinë për zhvillimin e një operacioni ushtarak në Mali për të rivendosur kontrollin e plotë të qeverisë legjitime në të gjithë territorin e vendit, por nuk specifikoi formatin e tij. Për këtë thuhet në deklaratën përfundimtare të samitit.

Ekzistojnë dy opsione kryesore - dërgimi në këtë vend i instruktorëve dhe këshilltarëve ushtarakë ekskluzivisht europianë, ose, përveç tyre,  dërgimi në Mali edhe i trupave të konsoliduara të forcave të destinacionit të posaçëm, me efektivin e një batalioni (400 persona) për bashkëveprimin praktik me forcat qeveritare në luftën kundër grupeve të armatosura ilegale.