Letra e shkruar me shkrim dore nga Albert Ajnshtajni (Albert Einstein), në të cilën shkencëtari i famshëm përsiat rreth Zotit dhe fesë, iu shit në ankandin eBay për 3.1 milionë dollarë një blerësi të panjohur ditën e premte, më 19 tetor.

Teksti i shkruar në gjuhën gjermane i adresohej filozofit me origjinë hebreje Eric Gutkind, i cili punonte në Universitetin Princeton në SHBA.

0Dorëshkrimi mbante datën 3 janar të vitit 1954. Në letrën e shkruar një vit para vdekjes Albert Ajnshtajni e quan fenë "kalamallëk" si dhe vë në dyshim ekskluzivitetin e popullit hebre.