Në Rusi po përpunohet një medikament kundër narkomanisë, i cili për nga efektiviteti nuk ka analoge në botë. Për këtë njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Veronika Skvorcova.

Sipas fjalëve të saj, substanca e re është në gjendje të eliminojë nga pacientët të ashtuquajturën “kujtesë të receptorëve", prania e të cilës e bën të vështirë kurimin nga varësia e drogës.

0Tani preparati po testohet në kafshët. Nëse eksperimentet do të rezultojnë të suksesshme, atëherë ato do të fillojnë t’i zhvillojnë edhe te njerëzit.