0Rusia zotëron 20% të rezervave ekzistuese në botë të metaleve të rrallë tokësorë, por nxjerrja e tyre nuk i tejkalon 2% e prodhimit të tyre botëror. Industrisë vendase me nivel jo aq sa duhet të lartë teknologjik ato nuk i nevojiten fort. Për më tepër se vendit i mungojnë dhe kapacitetet përpunuese. Bashkimi Sovjetik ndërtonte uzina për prodhimin e metaleve të rrallë tokësorë, por pas shpërbërjes së tij këto ndërmarrje u ndodhën jashtë kufive të Rusisë - në Estoni dhe në Kazakistan. Ne jemi të detyruar t’i furnizojmë këto vende me lëndë të parë dhe t’u blejmë më pas produktin e gatshëm. Tani, kur metalet e rrallë tokësorë janë duke u bërë faktor i konkurrencës globale, një gjendje e tillë e punëve me to është krejtësisht e pranueshme, mendon analisti i Agjencisë së pavarur analitike "Investkafe" Andrei Shenk:

- Për garantimin e sovranitetit dhe sigurisë së vendit nuk është domosdoshmërisht i nevojshëm ndërtimi i ciklit të plotë të prodhimit të metaleve të rrallë tokësorë, por duhet rritur të paktën sasia e prodhimit të këtyre metaleve në Rusi për të përmbushur plotësisht nevojat e industrisë ushtarake.

Tani për tani në vend nuk ka degë të tilla të industrisë, të cilat të mund të gjeneronin një kërkesë të brendshme serioze për metalet e rrallë tokësorë. Dhe në qoftë se prodhimi i këtyre metaleve do të fillojë më parë se do të paraqitet kërkesa e qëndrueshme për to, materialet e papërpunuara do të duhet të shiten atëhere jashtë vendit. Sipas mendimit të Andrei Shenk nga Agjencia "Investkafe", propabiliteti i një zhvillimi të tillë të ngjarjeve është shumë i madh:

- Për krijimin e zinxhirit të plotë të prodhimit të metaleve të rrallë tokësorë në vend do të duhen nga 5-10 vjet. Kurse për të krijuar ndërmarrje të mëdha inovative do të kërkohet gjithashtu shumë kohë. Prandaj, në qoftë se do të fillohet tani realizimi i këtij programi, ka shumë gjasa, që ne të diversifikojmë ekonominë tonë të lëndëve të para, por gjatë kësaj do të rrisim varësinë prej lëndëve të para.

0Në fakt, thekson eksperti, diversifikimi i ekonomisë së bazuar në lëndët e para është po ashtu shumë i rëndësishëm për të reduktuar varësinë e vendit nga tregu i naftës dhe gazit. Për më tepër se, siç parashikojnë ekspertët, kërkesa botërore për metale të rrallë nga viti në vit do të vijë vetëm duke u rritur, kurse çmimet, si dhe më parë, do të mbeten të larta.