Gjithnjë e më shumë gjallesa po kalojnë në kategorinë e atyre në rrezik për zhdukje dhe vetëm para pak kohe lista e bimëve dhe kafshëve në zhdukje u shtua me 400 specie të reja.

Në këtë mënyrë, në Librin e Kuq tani rezultojnë 20.212 specie, domethënë një e katërta e gjitarëve të Tokës, 13% e llojeve të zogjve, 41% e amfibëve dhe 33% e koraleve. Ndërsa në 50 vitet e ardhshme do të zhduket rreth një e treta e të gjitha llojeve të kafshëve dhe bimëve.

0Në mënyrë që të përpiqet të kompensojë dëmet e shkaktuara në natyrë deri në vitin 2020 bashkësia ndërkombëtare, sipas vlerësimit të ekspertëve, duhet të shpenzojë rreth 440 miliardë dollarë.