Ylli i serive të filmit “Emmanuelle” aktorja holandeze Sylvia Kristel vdiq sot në Amsterdam në moshën 60 vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Ajo vuante nga një sëmundje onkologjike. Përveç kësaj, këtë verë ajo pësoi një goditje cerebrale (inslult).

Sylvia Kristel e filloi karrierën e saj si një modele. Emri i saj u bë i njohur gjerësisht pas suksesit të filmit të parë "Emmanuelle", i cili doli në ekran në vitin 1974.

0Nga një llogaritje e përgjithshme del se aktorja ka luajtur në më shumë se 50 role të ndryshme në filma, duke përfshirë këtu atë të Mata Hari dhe Lady Chatterley.