0Se për çfarë flasin kartat astrologjike dhe "vënia e veshit kohës" nga mediumët, treguan në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" parashikuesit e së ardhmes (ital. Chiaroveggenti; angl. clairvoyants) nga SHBA-të dhe Kanadaja.

"Obama është president i një afati (njëherësh) - deklaroi me bindje të plotë për “Zërin e Rusisë” ekstrasensi Blair Robertson. - Fitoren do ta korrë Mitt Romney". Ky parathënës i së ardhmes që në vitin 2011 pat botuar një parashikim, në të cilin konfirmonte se republikanët do të fitojnë në mënyrë të padiskutueshme në zgjedhjet e pritshme presidenciale. Po nga e mësoi ai se Romney do të parakalojë Obama në garën presidenciale? Siç e shpjegoi vetë këtë ekstrasensi Blair Robertson, ai hyn në kontakt me kohën dhe e shikon veten duke lexuar gazeta, në titujt e të cilave "deshifron" të ardhmen.

Por jo të gjithë kolegët e Blair Robertson janë të një mendimi me të. Për shembull, ekstrasensja nga Toronto Tara Greene mendon ndryshe. "Unë shoh fitues Obama-n", - tha ajo, pasi studioi ndikimin e trupave qiellorë në ditën e votimit. Sipas fjalëve të Tara Greene, planetet do të konfigurohen në favor të Obamës. Gjatë analizimit të hollësishëm të hartës astrologjike të Romney dhe Obama ajo arriti të shquajë, të përcaktojë madje edhe karakterin e kandidatëve.

"Romney duket si një djalë nga oborri (lagjia) fqinj dhe amerikanëve kjo i pëlqen, - tha Green. - Mitt Romney i përket shenjës zodiakale “Peshqit”. Ai është si një kameleon, si tregtar dinak". Ajo beson se Romney është manipulator mjaft i zoti, gënjeshtar, njeri i etur për pushtet - cilësi këto jo fort të mira për një kandidat presidencial: "Nga paraqitja e jashtme ai duket person inteligjent, por duke i hedhur një vështrim hartës astrologjike të tij unë shoh se ai synon t’i sigurojë me këmbëngulje vetes pushtet dhe kontroll".

Për të vetmen gjë që bien dakort Robertson dhe Green është fakti se në ditën e zgjedhjeve do të rritet shumë tensioni.

"Dita e zgjedhjeve mua më fanitet krejtësisht e çmendur, ajo do të ringjallë në kujtesën e të gjithëve histerinë e ngjashme me atë të vitit 2000. Në këtë ditë më 06:04 sipas orës standarte Lindore (Eastern Standard Time) do të nisë rrotullimi i kthimit të Mërkurit", - njoftoi Tara Green. Ajo parashikon se do të lypset ri-numërimi i votave.

Për punët tokësore rrotullimi i kthimit i Mërkurit do të thotë vonesa e kaos në komunikacion dhe në përgatitjen e dokumenteve të rëndësishme. Për të zbutur këtë ndikim të planetit duhet treguar kujdes e vemendje e madhe ndaj të gjitha punëve me "letra".
Blair Robertson beson se kandidatët do të ketë një hendek minimal midis tyre në votat e elektoratit. "Unë parashoh gjithashtu rritje të gënjeshtrave dhe shpërthim të valës së urrejtjes në këtë ditë", - shtoi ai.

Robertson nuk merr përsipër të konfirmojë me siguri absolute (100%) se të gjitha ato që "lexoi" ai në të ardhmen do të gjejnë mishërim në jetë. Edhe Green përpiqet gjithashtu vetëm të japë një parashikim të saktë.

0Skeptikët besojnë se një nga parashikimet nuk do të realizohet me siguri të plotë. Kurse të gjitha profecitë e tjera do të humbasin rëndësinë e vet sapo të publikohen rezultatet e para të votimit.