Opozita siriane është dakord për pushimin e luftimeve në periudhën e festimit gajtë javës së ardhshme të festës myslimane Qurban Bayram - Eid al-Adha. Ndërkohë, rebelët deklaruan se nëse do të prishet armëpushimi, atëherë përgjegjësia për këtë do të bjerë direkt mbi regjimin e Bashar Al-Assad.

I Dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi shprehu mendimin se një armëpushim i përkohshëm do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në Siri nëpërmjet mjeteve politike.

0Ndërkohë, sot rebelët sirianë shpërthyen një naftësjellës dhe një gazsjellës në verilindje të Sirisë.