Rusia nuk furnizon Sirinë në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik me asgjë të ndaluar nga sanksionet ndërkombëtare. Për këtë deklaroi Zëvendëskryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin, në një takim në Moskë të deputetëve rusë me përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

0Sipas fjalëve të tij, Rusia vazhdon të përmbushë ato kontrata, të cilat janë nënshkruar kohë më parë. Dimitri Rogozin theksoi se të gjitha armët ruse të furnizuara në Siri kanë qëllim mbrojtjes.