NATO përfshiu Rusinë, Iranin dhe Kinën në mesin e kundërshtarëve kibernetikë kryesorë të vendeve të aleancës, shkruan gazeta e përditshme ruse "Kommersant" me referim te burimet përkatëse në selinë e NATO-s.

Që nga 13 deri më 16 nëntor NATO do të realizojë stërvitjet ushtarake “Cyber Coalition 2012”, në kuadër të të cilave do të përpunohet skenari i sulmit të mundshëm kibernetik ndaj vendeve të aleancës dhe kundërpërgjigjia ndaj tyre.

Në përgjithësi, në vitet e ardhshme shpenzimet e NATO-s në luftën kibernetike mund të arrijnë në disa miliardë dollarë.

0Rusia, nga ana e saj, gjithashtu po përgatitet për një luftë të mundshme kibernetike. Po vazhdon zhvillimi i metodave të anashkalimit të sistemeve antivirus, pajisjeve të mbrojtjes në rrjet dhe të mbrojtjes së sistemeve operative.