Kompania ruse e naftës "Rosneft" i prezantoi zyrtarisht britanikes “BP” ofertën e saj për të blerë 50% të aksioneve të “TNK-BP” për 28 miliardë dollarë me pagesë me para dhe aksione. Për këtë njofton “Financial Times” me referim në një burim të njohur me situatën.

0Më parë mediat, me referencë në burime gjithashtu jozyrtare, njoftuan se Kreu i "Rosneft" Igor Seçin mbërriti në Londër ditën e mërkurë dhe të enjten në mëngjes mund të bëjë një ofertë lidhur me blerjen e aksioneve të “TNK-BP”, të cilën bordi i drejtorëve i kompanisë britanike mund ta shqyrtojë ditën e premte.