Në Nju Jork pranë Bankës së Rezervës Federale u arrestua 21-vjeçari banor i Bangladeshit me dyshimin e përpjekjes për shpërthim. Djali i ri mbërriti në SHBA me qëllim për të kryer një sulm terrorist, njofton FBI.

Terrorist u kap gjatë përpjekjes për të hedhur në erë një kamion që, sipas mendimit të tij, ishte i mbushur me eksploziv i cili arrinte peshën gjysëm ton. FBI pohon se ky person nuk përbënte ndonjë kërcënim për shkak se ai ishte nën mbikqyrje të vazhdueshme.

0Sipas të dhënave të hetimeve, që prej janarit të këtij viti krimineli është marrë me kërkime të kontakteve për mundësimin e sulmit. Në mes të njerëzve me të cilët ai u lidh, rastisi dhe një informator i FBI-së.