0Pas shpartallimit të Napoleonit në janar të vitit 1813 ushtria ruse filloi fushatën e saj jashtë kufijve të vendit. Sukseset e saj frymëzonin dhe bashkonin popujt evropianë, thotë historiani ushtarak rus, shkrimtari Aleksei Shishov:

Fjalë bëhej për çlirimin e shteteve të mëdha dhe të vogla të kontinentit nga sundimi i Perandorit Napoleon I. Në pararojë të ushtrisë ruse, po ashtu si dhe në luftën e vitit 1812, marshonte korparmata fluturuese e kalorësve kozakë, e cila udhëhiqej prej prijësit (atamanit) nga Doni Matvei Pllatov. Detyrë e tij ishte paraprirja e veprimeve dhe manovrave të kundërshtarit. Korparmata e Pllatovit nuk duhej ta linte armikun të përqendronte e të rigruponte forcat, duhej të pengonte sjelljen e furnizimeve për të, të shkatërronte komunikacionet nëpërmjet të cilave vinin forcat rezervë të kundërshtarit. Dhe këtë detyrë prijësi kozak Matvei Pllatov e kreu me sukseses të plotë.

Korparmata prej 60 mijë luftëtarësh e Pllatovit morri pjesë në Betejën e famshme të popujve nën Leipzig, kurse në vitin 1814 në krye të trupave të aleatëve hyri në Paris. Dy muaj më parë në Moskë startoi marshimi i pasardhësve të heronjve të lavdishëm të asaj kohe. Rruga e tyre kaloi përmes territoreve të Rusisë, Bjellorusisë, Polonisë, Lituanisë, Gjermanisë dhe Francës, tregon përfaqësuesja e qendrës së shtypit të marshimit Viktoria Petrova:

Ne ishim paksa të shqetësuar. Sepse, siç e kuptoni dhe vetë, në kohën tonë të civilizuar është shumë e vështirë të organizohet një marshim i tillë me kuaj madje dhe nga pikëpamja logjistike. Qëllimi i fushatës kishte më tepër karakter kulturoro-historik se sa sportiv. Organizatorët theksuan se detyra kryesore e këtij marshimi ishte nderimi i kujtimit të atyre që ranë në luftërat napoleonike dhe tu jepet një shembull i mirë të rinjve, tu kujtohej atyre historia dhe e kaluara heroike e vendit. Tani ne mund të themi se qëllimi është arritur. Kozakët, natyrisht, mbetën shumë të impresionuar nga mënyra e ngrohtë me të cilën i mirëpritën gjithkund. Evropianëve, duke gjykuar nga opinionet e shumta të shprehura prej tyre, gjithashtu i pëlqeu ky aktivitet.

0Më 20 tetor në rrethinat e Parisit - në Fontainebleau - me rastin e përfundimit me sukses të marshimit të kalorësve kozakë, do të organizohet një koncert gala. Këngët e vjetra kozake do të tingëllojnë në interpretimin e Korit të famshëm rus të Kubanit. Do të marrë pjesë në këtë koncert edhe Ansambli Akademik i Këngëve dhe Valleve “Aleksandrov”. Do të demonstrojë teknikën e vet atje grupi i mjeshtrave të artit kalorsiak të shkollës së hipizmit të Kremlinit. Në Fontainebleau do të zhvillohet, përveç të tjerash, edhe ankandi i kuajve të Donit. Rekordi i rezistencës në ecje të këtyre bukuroshëve me ngjyrë të kuqërremtë në të artë është 311 milje në ditë nën shalë.