Organizata ndërkombëtare e mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Human Rights Watch” (HRW) bëri publike dëshmitë e reja të ekzekutimit brutal të Muammar Gaddafi, të bijvë dhe bashkëpunëtorëve të tij. Raporti i HRW bie në kundërshtim me versionin e autoriteteve të reja në Libi, të cilat pohojnë se Muammar Gaddafi u vra gjasmë nga një plumb i rastësishëm gjatë një shkëmbimi zjarri.

0Sipas raportit të organizatës, pothuajse menjëherë pas marrjes peng të Muammar Gaddafi dhe rojeve të tij të sigurisë, revolucionarët i nënshtraun ata nën një abuzim të sofistikuar. Më shumë se 60 roje të sigurisë të Muammar Gaddafi u ekzekutuan pas vdekjes së diktatorit të Libisë. Rebëlët transferuan gjithashtu dhe djalin e plagosur të diktatorit Mutassima Gaddafi nga Sirta në Misrata, ku ai u ekzekutua pas disa orësh tortura.