Të paktën shtatë militantë të "Al-Qaeda" u vranë sot nga goditjet e një avioni papilot (drones) në jug të Jemenit.

Siç njoftojnë autoritetet, qëllim i sulmit ishte baza e terroristëve në Rumaila. Objekti përdorej nga "Al-Qaeda" për përgatitjen e sulmeve mbi ushtrinë e Jemenit dhe mbi njësitë e policisë.

0Militantët islamikë fshihen në zonat e thella malore të Jemenit. Mbi to realizohen sulme të vazhdueshme nga avionët papilot amerikanë.