Forcat Ushtarake Ajrore izraelite natën duke u gdhirë 18 tetori realizuan një sulm ajror mbi territorin e Gazës. Për këtë njofton Agjencia “France-Presse”.

Si rezultat i sulmit të qëllimshëm ajror të FUA të Izraelit mbi bazën e militantëve të “Hamasit” nuk ka pasur viktima. Goditja u realizua disa orë pasi nga Gaza u kryen sulmet me raketa mbi territorin e Izraelit.

0Ushtarakët izraelitë konfirmuan faktin e sulmit, duke shtuar se qëllimi i tij ishte një bazë e lëvizjes “Hamas”. Sipas fjalëve të tyre, shkak i atakimit u bë sulmi i militantëve i realizuar vetëm pak para goditjes ajrore. Si rezultat i këtij sulmi u shkatërrua një shtëpi banimi në jug të Izraelit.