Sot në Greqi po mbahet një grevë e përgjithshme 24-orëshe. Në të gjithë vendin janë mbyllur institucionet qeveritare, shumë dyqane, universitetet, bankat dhe muzetë. Është ndërprerë gjithashtu edhe transporti. Greva e kontrollorëve ajrorë çoi në anulimin e rreth 50 fluturimeve dhe transferimin e më shumë se 80 të tjerëve. Janë ndërprerë krejtësisht komunikimet me tragete dhe ato hekurudhore në të gjithë vendin.

0Sindikatat më të mëdha të sektorit publik dhe privat protestojnë kundër reformave. Greqia ka ndërmend të marrë masa të reja shtrënguese në ekonomi në këmbim të këstit të radhës prej 31 miliardësh të kredisë nga BE dhe FMN.