Deputetët britanikë i rekomanduan qeverisë të publikojë emrat e të gjithë zyrtarëve rusë nga "Lista e Magnitskit", për të cilët hyrja në Mbretërinë e Bashkuar është e ndaluar, njofton “Hermitage Capital”.

0Zakonisht emrat e atyre për të cilët hyrja në Britaninë e Madhe është e ndaluar, nuk bëhen të njohur. Por këtë herë, sipas mendimit të anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit britanik, bërja publike e emrave të listës do të tregojë besnikërinë e vendit ndaj politikës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut.