Në Bruksel sot hapet samiti dyditor me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian, tema kryesore e të cilit do të jetë kriza në eurozonë.

Samiti i BE-së i kushtohet diskutimit të krijimit të një Bashkimi Monetar në Evropë, ruajtjes së unitetit të Bashkimit Evropian dhe zonës së euros, si dhe planeve strategjike të zhvillimit të komunitetit.

0Në seksionin ndërkombëtar të samitit planifikohet shkëmbimi i mendimeve mbi Sirinë dhe Iranin. Gjithashtu do të ngrihet çështja në lidhje me misionin ushtarak, të cilin BE-ja synon të dërgojë në Mali për të luftuar me islamikët.