Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel konfirmoi sërish përkushtimin e saj ndaj mbajtjes së Greqisë në eurozonë.

Në të njëjtën kohë, duke folur në parlament me deklaratën e qeverisë në prag të samitit në Bruksel, ajo vuri në dukje se reformat në Greqi po zhvillohen jashtëzakonisht ngadalë, ndërsa qeveria nuk punon mjaftueshëm.

Merkel bëri thirrje gjithashtu për krijimin e "fondit të ri të solidaritetit" për mbështetjen e reformave në vendet e BE-së, të cilat po përjetojnë krizën.

0Kancelarja theksoi se euro simbolizon unitetin e Evropës dhe duhet bërë çdo gjë që është e mundur për shpëtimin e kësaj njësie monetare.