Rusia shleu borxhet e vendeve të Afrikës me më shumë se 20 miliardë dollarë. Për këtë njoftoi ditën e mërkurë drejtori i Departamentit të organizatave ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Vladimir Sergeev.

Diplomati theksoi gjithashtu se Rusia dha 50 milionë $ në fondin e Bankës Botërore për vendet më të varfra. Shumica e këtyre parave do të investohen për të mbështetur vendet e rajonit nën Saharë.

0Gjithshtu në 100 milionë dollarë arriti shuma totale e kontributit vullnetar të Rusisë në Fondin Global për luftën kundër AIDS, tuberkulozit dhe malaries.