Astronomët zbuluan në sistemin më të afërt yjor Alpha Centauri exoplanetin me masë të njëjtë me Tokën. Atë e ndajnë vetëm 4.3 vite drite nga Toka. Përshkrimi i zbulimit është botuar në revistën Nature.

Analiza tregoi se planeti që mori emërtimin "51 Pegasi b" nga madhësia e vet është mjaft i afërt me Tokën, por ndodhet shumë më pranë yllit të tij. Orbita e tij është më e vogël se sa orbita e Merkurit, që do të thotë se temperatura në sipërfaqen e tij arrin deri në disa qindra gradë. Viti astronomik në këtë planet zgjat vetëm 3.2 ditë tokësore.