0Në përgjithësi, duhet thënë, se ky është një projekt ndërkombëtar, sepse përveç artistëve ruse në të janë përfshirë Shtëpia italiane e modës “Raschini”, producenti francez Pascal Martineau, producenti muzikor i grupit “Queen” David Richards. Të gjithë kanë punuar me shumë kënaqësi për realizimin e këtij projekti. Madje më tepër se kaq, David Richards, duke kujtuar liderin e grupit Freddie Mercury, konfirmon me bindje të plotë si vijon:

- Nëse Freddie Mercury do të mësonte se yjet e Teatrit Bolshoi do të kërcejnë me muzikën e tij, ai do të ishte jashtëzakonisht krenar. Dhe për ne, anëtarët dhe udhëheqjen e grupit “Queen”, ky është një nder i madh.

Baleti "Kërcimet e Engjëjve" ("Dancing Angels") - nga e mori këtë emër ai? Regjisori i spektaklit, koreografi i famshëm rus Nikollai Androsov përgjigjet kështu:
- Ne kemi shumë dëshirë që publiku të shohë në skenë balerinë e balerina, të cilët i janë të përkushtuar në mënyrë të tillë artit, si të jenë krijesa të ardhura nga një planet tjetër. Dhe ata ia transmetojnë këtë ndjesi shikuesve. Ata janë po aq drithërues, qiellorë, të brishtë, si engjëjt.

Ata - janë interpretuesit e roleve kryesore: prima balerina e Teatrit Bolshoi Maria Allash, artisti i shquar nga Shën Petersburgu Farukh Ruzimatov dhe një grup i tërë kërcimtarësh (balerinësh). Nën tingujt e muzikës së mrekullueshme të grupit “Queen” me gjuhën e plastikës ata tregojnë historinë se si Perëndesha e kërcimit Terpsichore dërgon engjëjt në Tokë. Ata duhet të përvetësojnë të gjitha llojet e koreografisë që ekzistojnë në planet. Roli i Terpsichore i është besuar prima balerinës së Teatrit Bolshoi Maria Allash.

- Kjo është një ide shumë interesante dhe mjaft origjinale. Në këtë balet kanë gjetur pasqyrim stile të ndryshme të kërcimit. Spektakli përmban jo vetëm balet klasik, por edhe modern. Në të ka shumë e shumë gjëra interesante.

Regjisorët dhe koreografët e baletit nuk i bënë dot ballë tundimit për të nxjerrë në skenë imazhin e Freddie Mercury. Për më tepër se në projektin "Kërcimet e Engjëjve" ("Dancing Angels") ka rënë dakord për të marrë pjesë balerini i famshëm me dhunti të spikatur dramatike Farukh Ruzimatov. Meqë ra fjala, emri i vërtetë i Freddie Mercury është Farooq (Farukh). Producenti francez Pascal Martineau është absolutisht i bindur, se dy Farukh-ët i unifikon harmonia hyjnore, e cila u ishte dhuruar bujarisht atyre nga Lart ...

- Nuk ka balerinë më të mirë në botë se rusët për të kërcyer nën tingujt e muzikës së grupit legjendar “Queen”. Kërcimtarët rusë janë të hapur për të pranuar çdo gjë të re, inovative. Ata janë të gatshëm për të interpretuar me përkushtim të plotë çdo kërcim të ri.

Në Moskë baleti "Kërcimet e Engjëjve" ("Dancing Angels") do të shfaqet vetëm një herë.

Freddie Mercury - John Deacon «Friends will Be Friends». Аlbumi “Queen. A Kind of Magic”, DJin

Shkarko audiofailin