Kompania e automobilave Nissan zhvilloi një sistem të automatizuar të drejtimit të automjeteve, i cili ndihmon për të shmangur përplasjet dhe goditjet. Sistemi është llogaritur për situatat që lindin papritur, ku automobilisti thjesht nuk do të ketë kohë për të frenuar. Kjo vlen, për shembull, në rastin kur befas del me vrap në rrugë një njeri ose shfaqet papritmas një makinë, të cilën shoferi e vë re tepër vonë që e ka para.

Sistemi monitoron vazhdimisht hapësirën para automjetit me ndihmën e sistemit të radarëve. Duke vënë re një objekt të rrezikshëm, ai jep një sinjal zanor dhe menjëherë kontrollon nëse ka apo jo pengesa të tjera rreth e rrotull makinës. Në xhamin ballor para shoferit ndriçon sinjali i drejtimit të sigurt të lëvizjes. Nëse shoferi nuk reagon, atëherë sistemi vetë e merr nën kontroll makinën duke shmangur, anashkaluar një përplasje apo aksident.

0Kompania Nissan planifikon të fillojë pajisjen makinave të saj me këtë sistem në 3-5 vitet e ardhshme.