Sendet personale të Mbretëreshës franceze Marie Antoinette do të shiten në një ankand në Paris në përvjetorin e 219-të të vdekjes së saj.

Veçanërisht shumë të vlefshme, sipas mendimit të ekspertëve, mund të jenë pantoflat e gjelbra dhe ato rozë prej mëndafshi të bashkëshortes së Louis XVI. Përveç kësaj, pritet shitja e rrobave të burgut të Mbretëreshës, me të cilat ajo ishte veshur në prag të ngjitjes në gijotinë.

0Ndër sendet e tjera të të ekzekutuarës më 17 tetor për shitje do të ofrohen shandanë, portrete dhe servise.