Avioni Boeing-737-800 i kompanisë ajrore “S7”, i cili po kryente sot fluturimin sipas itinerarit "Çita-Moskë", bëri një ulje emergjente në aeroportin e qytetit Perm për shkak të disfunksionimit të motorit të djathtë. Në bordin e tij ndodheshin 100 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Askush nuk është dëmtuar. Ende nuk dihet se kur mund të fluturojë aeroplani nga aerodromi i qytetit Perm.