Në Universitetin Hofstra (Hofstra University) në Nju Jork përfundoi raundi i dytë i debateve televizive para-zgjedhore të kandidatëve presidencialë amerikanë Barack Obama dhe Mitt Romney.

Këto debate do t’i mbeten në kujtesë audiencës për mënyrën e ashpër, gati të dhunshme me të cilën pjesëmarrësit e tyre ndërprisnin njëri-tjetrin, duke u përpjekur të bindnin dëgjuesit për pozitën e vet të drejtë në lidhje me çështjet e punësimit, taksimit dhe energjetikës. Gjatë kësaj Obama akuzonte vazhdimisht oponentin e vet për shtrembërimin e fakteve.

"Fjalimi i Obamës u pëlqye nga 46% e teleshikuesve, ndërsa për Romney votuan 39% e tyre", - njoftoi kanali televiziv CNN, i cili zhvilloi një anketim në mes të audiencës. Deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale kanë mbetur tre javë.