0Dueli i dytë televiziv, pa dyshim, fashiti nervozizmin që pushtoi shtabin paraelektoral të Obama-s pas debatit të dështuar të 3 tetorit. Është e vërtetë se rezultatet e duelit verbal nuk mundën të rivendosin besimin në fitoren e Obamës, i cili ishte i pranishëm para takimit të parë të rivalëve në televizion.

Obama-n e përgatitën për të debatuar në afërsi të Nju Jorkut: i reduktuan xhentilesën, mirësjelljen dhe i shtuan agresivitetin. Si rezultat, puna arriti në debatin e fundit deri në një “kryqëzim të ashpër shpatash” fare të hapur. Si, për shembull, gjatë diskutimit të temës mbi vrasjen e paradokohshme të ambasadorit amerikan në qytetin libian të Benghazit. Obama hodhi poshtë akuzën e kundërshtarit të tij republikan në lidhje me faktin, se administrata amerikane nuk u kujdes për sigurinë e ambasadës.

- Hedhja e fjalës, pra referenca tek fakti se dikush nga ekipi im, qoftë ajo Sekretarja e Shtetit apo Ambasadori amerikan në OKB, do të përfshihen në lojë politike ose do të gënjejnë a mashtrojnë në një kohë kur ne kemi humbur katër prej njerëzve tanë, është mjaft fyese. Ne nuk merremi me gjëra të tilla. Unë nuk bëj gjëra të kësaj natyre as si president, as si komandant suprem.

Nga ana e tij, Mitt Romney këmbënguli në atë, se Shtëpia e Bardhë dha informacione të rreme në lidhje me rrethanat e sulmimit të Ambasadës.

- Është interesante të theksohet se Presidenti sapo deklaroi, se në ditën e ngjarjeve në Libi ai u shfaq në kopshtin Rozë (Xhennet Rose) dhe e quajti sulmin mbi Ambasadën akt të terrorizmit. Dhe, vini re, jo një demonstratë spontane... Ndërsa në të vërtetë Presidentit iu deshën 14 ditë për ta karakterizuar sulmin në Benghazi si një akt terrorist.

Më 22 tetor kandidatët presidencialë i presin debatet në Florida - ky do të jetë debati i fundit i tyre televiziv. Tema kryesore e diskutimit do të jetë politika e jashtme. Mitt Romney nuk është konsideruar kurrë në këtë temë si njeri kompetent, ekspert dhe prandaj Obama mund t’i marrë atij edhe disa qind të vlerësimit.

Por edhe pas suksesit të djeshëm do të ishte fort i nxituar garantimi i fitores së plotë të Zotit aktual të Shtëpisë së Bardhë. Obama, në parim, goditi dinamikën e fushatës paraelektorale të Romney, por nuk e ka ndryshuar në thelb megjithatë ecurinë, rrjedhën e vetë fushatës. Kundërshtarët vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin këmba-këmbës në garën paraelektorale. Sipas njoftimeve të Agjencisë Reuter, në ditën e debatit për Obama-n ishin të gatshëm për të dhënë votën e vet 46 për qind e elektoratit, kurse për Romney - 43 për qind e votuesve. Por kompania hulumtuese "Gallup» në të njëjtën ditë ka fiksuar përparësinë e Mitt Romney në 4 për qind.

0Ka shumë të ngjarë që gjithçka do ta përcaktojë rezultati i votimit “të të lëkundurve” në 7-8 shtete të vendit.