Askush nuk ka të drejtë t’i diktojë Rusisë se me kë dhe në ç'mënyrë duhet të zhvillojë tregtinë e armëve. Kjo u deklarua nga Presidenti Vladimir Putin. Sipas fjalëve të tij, shkas për kufizimin e dërgesave të produkteve ushtarake ruse për eksport mund të shërbejnë vetëm sanksionet e OKB-së.

Rusia nënshkruan kontrata për furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake vetëm me autoritetet legjitime dhe vetëm për sigurimin e mbrojtjes së shteteve sovrane. "Jo të gjithë eksportuesit kryesorë të teknikës ushtarake dallohen për një korrektësi të këtillë në punën e tyre", - përfundoi Putin.