Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç e quajti barbarizëm, që fyu ndjenjat fetare të miliona njerëzve, aktin e aktivisteve të lëvizjes “FEMEN”, gjatë të cilit vajzat sharruan kryqin e krishterë në qendër të Kievit, dhe kërkoi nga organet e ruajtjes së rendit reagim të ashpër ndaj veprimeve të tilla të papërgjegjshme.

0Mëngjesin e 17 gushtit aktivistet e “FEMEN” prenë me sharrë elektrike kryqin e adhuruar në qendër të Kievit. Në këtë mënyrë ato shprehën mbështetjen e tyre për anëtarët e grupit “Pussy Riot”. Policia e Kievit ngriti çështje penale në bazë të nenit "huliganizëm", por nuk arrestoi asnjeri megjithatë.