Administrata Kombëtare Suedeze e Ushqimit ka lëshuar një paralajmërim për të gjitha vendet e BE-së, në të cilin thuhet se në tregun evropian ka hyrë mishi i derrit i ngjyrosur, i cili fabrikohet si mish viçi. Njoftohet se mishi ka ardhur në Suedi nga Hungaria.

Tani për tani është e paqartë nëse përbën apo jo rrezik për shëndetin mishi i ngjyrosur: zyrtarët janë të shqetësuar se konsumatorët mund të përgatisin gatime me mish "me gjak", ç’ka është e pranueshme për mishin e viçit, por e papranueshme për mishin e derrit. Është gjithashtu e mundur që gjatë fabrikimit të mishit të falsifikuar të jetë përdorur një ngjyrues i rrezikshëm për jetën e njeriut.

Autoritetet janë duke u përpjekur të përcaktojnë nëse mishi jo cilësor ka arritur të përfundojë në restorante dhe në duart e shitësve me pakicë.