Gjykata e Shën Petersburgut thirri këngëtaren Madonna në seancën e dëgjimeve gjyqësore në lidhje me çështjen e propogandës së homoseksualizmit në koncertin e saj. Njoftimi u dërgua në adresën e këngëtares në Nju Jork.

Padinë kundër Madonna e ngriti një grup qytetarësh rusë. Ata kërkojnë një kompensim me vlerë prej 333 milionë rublash (rreth 11 milionë $) për shkeljen e ligjit të qytetit Shën Petersburg mbi ndalimin e propagandës së homoseksualizmit në mesin e të miturve, e cila pati vend, sipas mendimit të tyre, gjatë koncertit të këngëtares në Shën Petersburg në gusht të vitit 2012.

0Seanca e parë gjyqësore në bazë të padisë përkatëse u mbajt më 11 tetor. Në të nuk u paraqitën as Madonna, as përfaqësuesit e saj. Seanca e ardhshme është caktuar për datën 25 tetor.