Qendra e Drejtimit të Fluturimeve në periferi të Moskës korrektoi trajektoren e fluturimit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar në mënyrë që të krijohen kushtet e favorshme për ankorimin e anijes tjetër kozmike të pilotuar "Sojuz", lëshimi i së cilës është planifikuar më 23 tetor. Për korrigjimin e trajektores u përdorën motorët e modulit të shërbimit "Zvezda".

Manovrat për korrigjimin e orbitës së SKN-së kryhen për të pozicionuar stacionin në orbitën e dëshiruar për ankorimin e anijeve kozmike të pilotuara ose me ngarkesa, për krijimin e kushteve për një ulje të suksesshme dhe për të shmangur përplasjet me "mbeturinat kozmike". Çdo ditë nën ndikimin e gravitetit të Tokës dhe të faktorëve të tjerë kozmikë lartësia e orbitës së SKN zvogëlohet me 150-200 metra.