0Pesë vetë u vranë dhe 38 të tjerë u plagosën si rezultat i përplasjes së një autobusi të linjës dhe një automobili të lehtë në rajonin Stavropol. Katër vetë u vranë në vend, ndërkohë që një tjetër vdiq në spital. Midis të lënduarve janë edhe dy fëmijë. Gjashtë persona ndodhen në gjendje të rëndë. Po hetohen shkaqet e aksidentit.