Konsorciumi i biznesmenëve rusë AAR dhe kompania më e madhe ruse e naftës "Rosneft" pothuajse ranë dakord për shitjen e 50% të aksioneve të AAR TNK-BP-së për 17 miliardë stërlina. Marrëveshja preliminare u nënshkrua në prag të mbrëmjes. Këtë e bën të ditur kanali televiziv britanik Sky News, duke iu referuar burimeve të veta.

Aktualisht 50% të kompanisë së naftës TNK-BP e zotëron britanikja British Petrolium (BP) dhe 50% konsorciumi rus AAR. BP po vazhdon të kërkojë blerës për pjesën e saj të aksioneve, njoftoi sot shërbimi për shtyp i PB. Njoftimi që AAR ka nënshkruar një marrëveshje paraprake me "Rosneft" për t’i shitur asaj aksionet e veta disponuese në BP nuk është komentuar.