Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) "do të shqyrtojë sërish padinë e ngritur kundër Rusisë prej të afërmve të 12 ushtarakëve polakë të pushkatuar nën Katyn në vitin 1940". Çështja iu kalua për rishqyrtim Dhomës së Madhe të ECHR.

Gjashtë muaj më parë kolegjiumi i gjyqtarëve arriti në përfundimin se "autoritetet ruse nuk kanë dhënë në mënyrë operative informacionin e nevojshëm në përgjigje të kërkesave të polakëve për të sqaruar fatin e të afërmve të tyre të pushkatuar nga Komisariati Popullor i Punëve të Brendshme të RSFSR (russ. НКВД)", duke shkelur në këtë mënyrë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kërkesat e paditësve për marrjen e kompensimit nuk u plotësuan. Tani vlefshmëria e këtij vendimi do të shqyrtohet nga Dhoma e Madhe e ECHR.