Gjashtë shtetas rusë dhe një estonez u rrëmbyen nga piratët gjatë një sulmi kundër një rimorkiatori në Nigeri.

Sulmi kundër mjetit lundrues, i cili ndodhet në pronësi të një kompanie franceze të naftës dhe gazit, Bourbon Liberty 249 ndodhi të hënën. Piratët morrën peng drejtuesit e ekuipazhit dhe u fshehën në territorin nigerian. Qëllimi i pengmarrjes ishte përfitimi i shpërblimit.

Asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk u lëndua. Anija me pjesën tjetër të marinarëve hyri në ujërat e portit Onne. Si rregull, militantët nigerianë i lirojnë pengjet e tyre pasi kompanitë u paguajnë atyre ndonjë shpërblim.